Vdes një këmbësor në Gjilan pasi goditet me veturë nga një shofer i dehur Foto: Koha / ilustrim

Vdes një këmbësor në Gjilan pasi goditet me veturë nga një shofer i dehur

10 November 2019 11:38

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar një të dyshuar mashkull/K serb pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit ka goditur dy këmbësorë viktimat meshkuj/K shqiptar.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin e Gjilanit ku njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme