Kronikë

Aksident i rëndë mes tri veturave në qendër të Podujevës

Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë rreth orës 01:10 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, afër marketit “Interex”, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë te përfshira tri automjete - dy në lëvizje dhe një automjet i parkuar.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Koha.net se të përfshira në këtë aksident ku ka edhe të lënduar, kanë qenë një VW Golf, ngjyrë e bardhë me targa vendore, një Audi 80 ngjyrë e kaltër me targa -KS-, si dhe automjeti 3 (i parkuar) Dacia Sandero ngjyrë e bardhë me targa vendore.

“Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë”, ka thënë Hoxha.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, për procedura dhe vendime të mëtejme sipas ligjit.