Vetura bie në një lumë në Muzeqinë, vdes një 21 vjeçare Foto: Koha/Ilustrim

Vetura bie në një lumë në Muzeqinë, vdes një 21 vjeçare

09 November 2019 08:40

Pas mesnate në fshatin Muzeqinë ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë ka vdekur një 21 vjeçare.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:35, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf, V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timon dhe kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme