Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë identifikuar personin me iniciale H.H., njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
“I dyshuari, H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 në fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hyrë me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së nga Ferizaj.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
-një aparat për numërim të parave
-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë
-një maskë
“Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, përfundon komunikata.