Kronikë

Remzije Mustafa nga Prishtina raportohet e zhdukur

Remzije Mustafa, 59 vjeçare, nga Prishtina raportohet e zhdukur që nga dje.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net djali i saj Arbër Ferati. Ai ka thënë se e ka paraqitur rastin në Polici, derisa përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në rast se e shohin Remzije Mustafën.

"Dje deri në ora 16:00 ka qenë në banesë dhe atëherë ka dalë. Ajo ka pasur veshur trenerka poshtë, kurse lartë një xhemper me jelekë", ka thënë Arbër Ferati për Koha.net, derisa ka shtuar se rastin në Polici e ka raportuar dje rreth orës 20:00.

Më poshtë mund të gjeni kontaktin që ka publikuar ai në Facebook.

{gallery}