Kronikë

Sajoi se në Deçan u kërcënua me armë e u ther me thikë, Policia nis hetimet ndaj tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, bën me dije se më datë 29.10.2019, 13:00 ora, viktima E.K. lindur 1991 shtetas kosovar shqiptar ka raportuar në Polici, se ka qenë me veturë duke qarkulluar nga Deçani në drejtim të Junikut, kur në fshatin Voksh, kinse ka vërejtur një motoçikletë të rrëzuar dhe dy persona të shtrirë.

Sipas dëshmisë së tij, për të cilën Policia njofton se është e sajuar, kinse viktima është ndalur për t’i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmë dhe në atë moment sipas tij, njëri nga të dyshuarit ia ka vendosur një pistolete në kokë duke i ka kërkuar paratë.

“Gjatë përleshjes me ta, tjetri me një mjet të mprehtë (thikë) e ka goditur në stomak. Më pas, sipas viktimës, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka vazhduar rrugën dhe ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku i është dhënë ndihma mjekësore për lëndimin në stomak. Viktimës nuk i është grabitur asgjë pasi që nuk ka pasur para me vete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Pejës bën me dije se rasti se pari është raportuar në Polici të Prizrenit dhe më pas Njësiti i Hetimeve të Stacionit policor në Deçan janë marr me rastin.

“Ky është raportimi i rrejshëm i viktimës në bazë të cilit policia inicion rast, për ta hetuar”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policorë të stacionit policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore me datë 01.11.2019 kanë arritur të vërtetojnë se i dyshuari i sipërshënuar në datën dhe kohen e incidentit nuk kishte qenë fare në atë lokacion. Në lidhje me ketë policia ka arrestuar të dyshuarin e sipërshënuar dhe ka intervistuar nën dyshimet për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

me rastin është njoftuar prokurori shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.