Kronikë

Lëndohet në vendin e punës duke rënë mbi shufra metalike, dërgohet për trajtim mjekësor

Një tjetër punëtor është lënduar në vendin e punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje në Ferizaj.

“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në shufra metalike dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.