Kronikë

Mbyllen 46 lokale, 10 prej tyre s’kishin arkë fiskale

Foto: Koha/Ilustrim
 

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së, inspektorëve të MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së, ka realizuar operacionin policor, duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore në bare dhe lokale të ndryshme.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar 46 lokale, 10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale.