Dje në Lipjan ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike.
“I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.