Ndalohen katër persona për “Fajde” dhe “Detyrim” në Suharekë Foto: Koha / ilustrim

Ndalohen katër persona për “Fajde” dhe “Detyrim” në Suharekë

22 October 2019 16:19

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.

Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar pesë vetura luksoze, 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh, 320 franga zvicerane, 12 telefona mobilë, 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata të ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).

Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme