Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Pejë, dyshohet për vetëvrajse

Foto: Reuters / ilustrim

​Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Viktima dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut, si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet tutje në raport.

Gjithashtu, sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.