Dëshmitarët flasin për zjarrin e sotëm në “Ulpianë”, intervenimi i qytetarëve shpëtoi një person

18 October 2019 10:20
19:28

Intervenimi i shpejtë i qytetarëve e ka shpëtuar një person rreth të 30-ve nga më e keqja.

Zjarri që nisi në katin e tretë të një ndërtese banimi në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit, rezultoi vetëm me djegie për të, për çka u dërgua në emergjencë, raporton KTV.

nga personat që kishte reaguar me t’u kërkuar ndihmë nga banorët, ishte Diamant Jusaj, student i mjekësisë.

Personi i prekur nga zjarri, më pas është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Përveç tij, ndihmë në vendin e ngjarjes u është ofruar edhe 5 personave që kanë pasur probleme me frymëmarrje.

Në banesën ku dyshohet të ketë nisur zjarri, banorët kanë bërë të ditur se nuk ka pasur energji elektrike tash e një kohë.

Megjithatë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa në një njoftim për media u tha se janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

11:20

6 persona të lënduar në banesën e përfshirë nga zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në banesën e përfshirë nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, 6 persona janë lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti bërë të ditur se 6 persona janë lënduar, transmeton koha.net.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 5 të tjerë tretmanin e kanë marrë në vendngjarje.

Zjarri është lokalizuar ndërsa policia në bashkëpunim me zyrtarët relevantë nga institucionet përkatëse po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e zjarrit.

10:30

Në banesën e përfshirë nga zjarri në Prishtinë, një person i lënduar

Një banesë në Prishtinë, në rrugën "Zija Shemsiu " në Ulpianë, është përfshirë nga zjarri.

Në banesë, raportohet se gjendeshin dy persona, gjatë përfshirjes së saj nga zjarri, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime, dhe është dërguar në QKUK.

Sipas dëshmitarëve, shkaku i rënies së zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

10:20

Përfshihet nga flakët një banesë te “posta” në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Kjo banesë gjendet tek Beni Dona, përballë ndërtesës së postës në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Koha.net do të ju mbaj të informuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme