Konfiskohen 500 euro false Foto: Ilustrim

Konfiskohen 500 euro false

17 October 2019 11:59

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj një burrë raportohet të ketë deponuar në një bankomat një kartëmonedhë 500 euro, e cila është konfiskuar nga Policia me dyshimin se është e falsifikuar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se me datën 08.10.2019 në një bankomat të një banke kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro por nga aparati nuk e ka marrë konfirmimin për deponim”, thotë PK.

Tutje PK shton se për këtë problem me datën 15.10.2019 nga stafi i bankës ankuesi ishte informuar se kartëmonedhën të cilën ai e ka deponuar në bankomat dyshohet se është e falsifikuar e cila monedhë është konfiskuar nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme