Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën në rrugën Isuf Sokoli, i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve.

“Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, thotë PK.