Kronikë

Kapen në Itali 157 kg drogë nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda , 32 në pranga

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës, ndërsa ka vënë në pranga 32 persona dhe ka sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis.

Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.

Mësohet se një valë arrestimesh janë bërë në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia. Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg/BW.