Kronikë

Ngriten 52 aktakuza ndaj 68 personave në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit bën të ditur përmes një komunikate për media se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të cilët janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.