Arrestohet një grua në Gjilan për tentim vrasje Foto: Ilustrim

Arrestohet një grua në Gjilan për tentim vrasje

09 October 2019 10:11

Një grua është arrestuar dje në Gjilan për tentim vrasje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30, derisa thuhet se e dyshuara ka sulmuar me mjet të mprehtë një burrë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila me një mjet te mprehtë e ka goditur në stomak viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e rastit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme