Policia e Kosovës, më 19 të muajit të kaluar, pati raportuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një i dyshuar, shqiptar i Kosovës, me veturën e tij kishte goditur dy këmbësore femra, po ashtu shqiptare të Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, dy viktimat kishin pësuar lëndime trupore dhe ishin dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq, në raportin fillestar të Policisë, thuhej se të dy viktimat, pas tretmanit janë liruar, raporton Koha.net.
Por, në raportin e sotëm të PK-së, thuhet se dje është raportuar se njëra nga viktimat e këtij aksidenti, “e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Ndërkaq, deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar.