Kronikë

Sulmohet fizikisht një grua në Fushë Kosovë nga dy grabitës

Foto: Koha

Policia raporton se viktima femër ka njoftuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.

Sipas njoftimit, të njëjtit ia kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zinxhirë dhe një unazë të arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar.