Kronikë

Aktakuzë ndaj një gruaje që më 2014 i ishte bashkuar ISIS-it

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.