Pesë të dyshuar sulmojnë seksualisht dy femra në Pejë, arrestohet njëri nga ta Foto: Koha / ilustrim

Pesë të dyshuar sulmojnë seksualisht dy femra në Pejë, arrestohet njëri nga ta

23 September 2019 11:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, dje në orën 18:30, është raportuar për një rast të “sulmit seksual”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K egjiptian, pasi që i ka sulmuar së bashku me katër të dyshuar tjerë dy viktimat femra k/rome. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, kurse katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme