Kronikë

Një muaj paraburgim për posedim të marihuanës

Një muaj paraburgim për posedim të marihuanës
Foto: Ilustrim/Koha

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.R. nga Prizreni.

Siç njofton gjykata, kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së’.