Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale R.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “zjarrvënia” që të tre nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit.
Të njëjtit dyshohet se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 13.09.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 13.10.2019.
“Me me datë 13.09.2019, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, saktësisht në hapësirat e lokalit “Kobra City” i cili gjendet në magjistralen Prizren-Vërmicë, të pandehurit për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, pasi që fillimisht fjalosen, më pas të pandehurit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, e sulmojnë viktimën duke e goditur me grusht nëpër pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit për shkak se i dëmtuari me iniciale R.G., kishte thyer një shishe të birrës për dysheme në restorant. Ata i shkaktojnë lëndime të lehta trupore në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e të cilave i dëmtuari ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
Sipas Gjykatës Themelore i pandehuri me iniciale R.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, me datë dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe përleshjeve me të pandehurit e lartcekur me dashje si dhe me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, ditën kritike i njëjti në garazhin e shtëpisë së të pandehurit me iniciale D.H., i vë zjarrin me lëndën djegëse benzinë, veturës të tipit Mercedes, motoçikletës të tipit Harli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.