Katër persona janë arrestuar në Gjilan e Rahovec për dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë, në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje. Dy dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit të tre janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, transmeton Koha.net.
Ndërkaq në Rahovec është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në kohën kur i kishte kryer veprat e cekura më lart dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.