Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të aksit rrugor Korçë-Pogradec.

Raportohet se në aksident janë katër persona të plagosur mes të cilëve dy fëmijë dhe një i vdekur. Sipas raportimeve dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit, njëri mjet udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe njëri në drejtim të Korçës kur janë përplasur.

Për të nxjerrë trupat është dashur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse.