Arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti Foto: Ilustrim

Arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti

15 September 2019 15:02

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H.D dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, bëhet e ditur përmes një komunikate për media

“Të pandehurit dyshohen se kanë kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B.R. një shumë prej katërqind (400) euro, me qëllim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj –Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “B” në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, ndërsa më 13 shtator 2019 në një restorant, i pandehuri H.D., ka pranuar për vete dhe kolegun tij M.M. katër (4) kartëmonedha nga njëqind (100) euro të vendosura në pako të cigareve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Hysnije Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka refuzuar, ndërsa konform dispozitës së nenit 183 të KPPRK-së të njëjtëve u është caktuar masa arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme