Kronikë

Arrestohet i dyshuari për gjuajte me armë në aheng familjar

Descriptive Text

Dje është arrestuar një burrë në Prishtinë me dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor ka konfiskuar armën Ekol Special, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 16 gëzhoja”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.