Në Lipjan vidhen syze në vlerë 350 euro nga dy të dyshuar

Në Lipjan vidhen syze në vlerë 350 euro nga dy të dyshuar

15 September 2019 12:18

Të premten, më 13 shtator, ka ndodhur një vjedhje në një dyqan syzash në Lipjan.

Dy burra rreth të 50-ve kanë vjedhur dy palë syze në dyqanin “Optika Moda” në Lipjan, e kjo shihet përmes një video që është dërguar në redaksinë e Koha.net.

Dy hajdutë incizohen duke vjedhur zinxhir ari në vlerë 750 euro në Prishtinë

Punëtorja e këtij dyqani, Albana Gashi ka thënë për Koha.net se të dyshuarit kanë vjedhur dy palë syze në vlerë 350 euro.

“Të premten janë vjedhë dy palë syze në vlerë prej 350 euro nga dy burra, që kanë bashkëpunuar, siç shihet edhe në video. Rasti gjithashtu është raportuar në Polici, që i ka marrë videot. U bëj ftesë atyre që njohin t’i lajmërojnë në organet kompetente”, ka thënë Gashi.

Për më tepër mund ta shikoni videon më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme