Një person ka marrë lëndime trupore në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pas një aksidenti.
Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes një biçiklete dhe një veture, ndërkaq i lënduar ka mbetur çiklisti.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veture dhe një biçikletë. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.