Policia e Kosovës ka arrestuar dy vajza, të cilat dje në shkollën “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës kanë rrahur një nxënës.
“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo