Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan, i dyshuar për disa vjedhje

Foto: Koha / ilustrim

Me 19 prill 2019, rreth orës 09:40, ishte paraqitur një rast “Vjedhje e rëndë’’ që kishte ndodhur në një objekt shumëkatësh qe është ne ndërtim e sipër këtu në Gjilan.

Sipas ankuesit, siç raporton policia, në objektin e tij nga person/a, të panjohur ju kishin vjedhur kabllot e rrymës elektrike në gjatësi: 2388m duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Policia e Kosovës, njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative pas një pune mirë të organizuar sot me 12 shtator 2019 kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, e kësaj vepre, L. H. (1993), shqiptar shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftim.

I njëjti është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Janë gjetur prova të qëndrueshme që ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar në këtë rast “vjedhje e rëndë”.

“Po ashtu ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar edhe në së paku tri raste tjera , kryesisht vjedhje të kabllove të rrymës elektrike. Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve të këtyre rasteve janë përfill të gjitha procedurat e parapara ligjore. Ndaj te dyshuarit është caktua masa e ndalimin për 48 ore”, thuhet në raport.