Kthehet prapë prapa grilave një person që u arratis nga burgu Foto: Ilustrim

Kthehet prapë prapa grilave një person që u arratis nga burgu

12 September 2019 10:07

Me datë 31 gusht të këtij viti, një burrë ishte arratisur nga burgu.

Policia në raportin 24 orësh nuk jep më shumë detaje se nga cili burg ishte arratisur.

Rasti ishte cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria”.

Por gjatë ditës së djeshme ai është arrestuar në fshati Smrekonicë, Vushtrri dhe është kthyer prapë prapa grilave.

“Me datë 11.09.2019 është arrestuar i arratisuri nga burgu mashkull K/Rom dhe i njëjti është dërguar prapë në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme