Një xhami në Pejë u bë cak i hajnave Foto: Ilustrim/Koha

Një xhami në Pejë u bë cak i hajnave

12 September 2019 10:01

Dje në Pejë është vjedhur një xhami.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ankuesi, imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë.

Ai ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur zërimin, tre mikrofona dhe një mikset.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme