Kronikë

Me urdhër të Gjykatës bastiset një shtëpi në Skenderaj, kapet një pushkë automatike

Me urdhër të Gjykatës bastiset një shtëpi në Skenderaj, kapet një pushkë automatike

Njësitet policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar sot në mesditë një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër-kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Kllodernicë të Skenderajt, e cila ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të gjatë – pushkë automatike.