Kronikë

Për 24 orë në Kosovë u ngritën 46 aktakuza

Për 24 orë në Kosovë u ngritën 46 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 61 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 4 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.