Policia thotë se shkak i aksidentit fatal në Malishevë ishte humbja e kontrollit të veturës

Policia thotë se shkak i aksidentit fatal në Malishevë ishte humbja e kontrollit të veturës
Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 06:30 në fshatin Astrazub të komunës së Malishevës ka ndodhur një aksident me pasoja fatale.
Sipas njoftimit deri tek aksidenti në rrugën Malishevë-Rahovec ku humbi jetën një person, ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.
Kapiteni Albin Sahatqija ka thënë për Koha.net se vetura të cilën po e voziste tashmë viktima, është përplasur me një kamion.
“Në aksident janë përfshirë një veturë Passat dhe një kamion Scania. Deri te aksidenti ka ardhur përderisa drejtuesi i veturës Passat( tani i vdekuri) gjatë lëvizjes me veture kur ka ardhur te një kthese e rrezikshme majtas e humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del në anën e kundërt të rrugës ku si pasojë përplasët me kamionin në përballkalim. Sipas mjekeve konstatohet vdekja e drejtuesit të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonal të trafikut Gjakovë dhe bashkë me Prokurorin e kanë përfunduar shikimin e vendit të aksidentit”, thotë ai.
Sipas tij, trupi viktimës me kërkesë të familjarëve dhe urdhër të prokurorit të shtetit iu është liruar familjareve për ceremoni mortore.
Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, humb jetën një 28 vjeçar
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Malishevë-Rahovec.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës.
Koha.net ka pyetur edhe Policinë për detajet e aksidentit por ende nuk ka marrë përgjigje, ndërkaq lajmi për vdekjen e E.B. 28 vjeçar është konfirmuar nga familjarët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet në Pejë i kërkuari për sulm ndaj personit zyrtar

Një muaj paraburgim ndaj personit që bleu cigare e “red bulla” me 500 euro false

Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari për disa mashtrime në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur në Veternik

Me të dyshuarin për vrasjen në Mitrovicë ishte një polic jashtë detyrës

Arrestohet i kërkuari për përfshirje në disa raste për “vrasje të rëndë në tentativë”

Aksident i rëndë në Gjakovë, tre të vdekur

Mbi 1.000 gjoba për shkelje të masave anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut kontrabandon në Kosovë pesë refugjatë të Afganistanit

Një person në Gjakovë raporton babanë e zhdukur

Gjendet i vdekur një person në Malishevë, pranë tij edhe një pistoletë
