Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj Sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës. I dyshuari pasi ishte vërejtur nga një qytetar, me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima si pasojë e sulmit ka marrë tretman mjekësor. Me rast janë marrë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.
Në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij. Njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me katër karikatorë dhe 61 fishek, një pistoletë me dy karikatorë dhe 14 fishek, 40 copë fishek magnum si dhe disa gjëra tjera. Viktimat e rastit si pasoj e dhunës fizike kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në fshatin Nakull në Pejë është arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.