Kronikë

Paraburgim për dy persona në Gjilan për rrahje

Paraburgim për dy persona në Gjilan për rrahje
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. B. dhe Sh. B.

“Ekziston dyshimi bazuar me datë 03 shtator 2019, rreth orës 09:40 minuta, në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, derisa i dëmtuari L. Z. kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tij në vijat e këmbësorëve i njëjti ndalet vrullshëm, në ato momente të pandehurit, në shenjë revolte godasin automjetin e tij, e më pas hapin derën e veturës dhe përdorin forcën, duke e sulmuar në pjesë të ndryshme të trupit, derisa vetura ka qenë në lëvizje të ngadalshme, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm edhe për kalimtarët e tjerë”, thuhet në njoftim.