Kronikë

Aktakuzë ndaj personave që falsifikuan dokumente kinse janë trashëgimtarë të një të vdekuri

 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., në cilësi të ofiqarit në Komunën e Mamushës, dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, siç njofton kumtesa, i akuzuari M.Sh., në cilësi të personit zyrtar, si ofiqar në zyrën e Komunës në Mamushë, në dokumentin zyrtar nuk i shënon të dhënat e duhura, në atë mënyrë që me datë 02.02.2016, e përpilon “Aktvdekjen” për të ndjerin R.M, duke paraqitur si trashëgimtarë bashkëshorten e ndjerë H.M, bijtë e tij I.M., S.M., I.M., dhe Gj.M., pa e përfshirë si trashëgimtar edhe birin tjetër të tij, të dëmtuarin Z.Sh., i cili dokument në ndërkohë është përdorur si provë për trashëgimi te noteri. Me këto veprime, i akuzuari M.Sh., kryen veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së.