Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për burrin që mbyti gruan e tij në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, deri në masë të tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe me vdekjen e personit. Me datë 31.05.2019 rreth orës 17:30 min., duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë - Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen, ndërkohë, i akuzuari I.H., e ndalë automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, pastaj, viktimën me forcë e nxjerrë jashtë, dhe fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit, më pas, e ndjera H.D., rrëzohet në asfalt, i akuzuari i’a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, si rrjedhojë e goditjeve, e ndjera H.D., pëson të dëmtime e trauma në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, nga të cilat goditje vdes në QKUK në Prishtinë, me datë 15.06.2019”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.H., ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.