Dy raste të dhunë në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, në Suharekë, një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq me vendim të prokurorit palët janë liruar, transmeton Koha.net.
Edhe në Klinë është arrestuar e pastaj është liruar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. Policia njofton se nuk është raportuar për të lënduar ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.