Kronikë

Arrestohen tetë të dyshuar për marrje me prostitucion

Arrestohen tetë të dyshuar për marrje me prostitucion
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar në Prishtinë tetë persona të dyshuar për prostitucion.

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Prishtinë, pas hetimeve intensive të zhvilluara, me datën 27 gusht 2019, kanë realizuar dy plane operative lidhur me veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘bashkëkryerje’.