Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e 200 litrave naftë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e 200 litrave naftë

Në Han të Elezit është arrestuar sot një i dyshuar për vjedhjen e 200 litrave naftë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ia ka vjedhur ankuesit një sasi prej rreth 200 litra derivate të naftës. Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet të cilat dyshohet se i ka vjedhur”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.