Kronikë

Katër të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, Prizren, Rahovec e Gllogoc

Foto: Ilustrim

Katër të dyshuar janë arrestuar për dhunë në familje, në raste të ndara, në Prishtinë, Prizren, Rahovec e Gllogoc.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se të gjitha rastet kanë ndodhur dje, transmeton Koha.net.

Në Prishtinë është arrestuar një burrë, me dyshimin se pas një mosmarrëveshje i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar që ta sulmojë viktimën femër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Derisa në Prizren i dyshuari është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy gra.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Kurse në Rahovec i arrestuari ka sulmuar fizikisht një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kurse në Gllogoc, viktima, grua shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.