Në fshatin Pecaj të Pejës raportohet se dje është sulmuar një zyrtar policor nga ariu.
Përmes një komunikate për media bën të ditur se polici ka arritur të shmangë ariun, e më pas ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.
“Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thotë PK.