Kronikë

Atentati ndaj dy shqiptarëve në Gjermani, njëri vritet e tjetri plagoset rëndë

Një atentat ndaj dy shtetasve shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e së martës në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.

Sikurse raporton “Bild” si pasojë e atentatit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, transmeton Shqip.

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra, mbrëmjen e kaluar në Volfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje. I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për median gjermane u shpreh: “Viktimat që u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë.”

Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve.

Një dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një makinë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. Kam dëgjuar gjashtë të shtëna!”

Grupet e hetimit që shkuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë.