Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Pejë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Pejë
 

Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo - hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar të dyshuarin: L.R., i lindur në vitin 1990 m/k/sh.

I arrestuari, dyshohet për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.