Kronikë

Një i arrestuar në Gjilan për posedim të narkotikëve

Një i arrestuar në Gjilan për posedim të narkotikëve
Foto: Ilustrim

Policia e Gjilanit njofton se sot rreth orës 00:30 në mesnatë, Policia e Kosovës Njësiti për Reagim të Shpejtë DR-Gjilan deri sa kanë qenë në patrullim rutinë në lagjen “Kodra e dëshmorëve”, ka hasur veturën “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me tabela 06 të parkuar, ku në brendi të veturës kanë qenë 3 persona.

“Gjatë kontrollit të vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës (i dyshuar), në çantën e krahut i janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një qese të vogël me narkotikë të dyshuar, një peshore elektronike, një mulli për bluarjen e marihuanës”, thuhet në komunikatë.