Kronikë

Autobusi që u dogj dje në “Rrugën e Kombit” është nga Mitrovica

Autobusi, që dje u përfshi nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, ishte i kompanisë “Ariani” nga Mitrovica. Këtë, siç shkruan Veriu.info, e ka konfirmuar vetë kjo agjenci.

“Dje në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera”, ka deklaruar kompania.

Kompania njofton se pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshë e mirë, pasi dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

“Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket zjarri shpërtheu si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”, transmeton Veriu.info.