Bie nga kati i shtatë, vdes një burrë në Prizren Foto: Koha / ilustrim

Bie nga kati i shtatë, vdes një burrë në Prizren

12 August 2019 23:31

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë kati i shtatë sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka konfirmuar se viktima është Sh.K në moshë përafërsisht 30-33 vjeç.

“Sonte, me datë 12.08.2019 rreth orës 22:00 është marrë informata nëpërmjet telefonit: 192 se një person ka rënë nga ballkoni. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme dhe ekipi i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Nuk dihet motivi dhe as si ka ndodhur ky rast”, ka thënë Gashi.

Ai tutje shtoi se, “në këtë momente kemi marrë identitetin e personit që është SH.K., në moshë përafërsisht 30-33 vjeçar. Rasti ka ndodh në rrugën e Jonit (me të vjetrën), tani rruga Hasan Prishtina”.

Gashi theksoi se janë në fazën e hershme të hetimeve.

Gashi gjithashtu ka thenë se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë nga ana e Policisë, derisa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme